Fillojne takimet mbi inicimin e mbylljes se kanalit te Kripores
Prej tvteuta26 August 2016
Kryetari i Komunës Nazif Cungu me bashkëpunëtorët e tij u takuan me përfaqësuesit e qytetarëve që jetojnë në afërsi të kanalit Port Milena në Kepin e Gjeranave, si dhe Drejtorin administrativ të Kripores Ognjen Jovoviq. Qytetarët duke përshëndetur nismat e Z. Cungu për takime me banorët e Bashkësive Lokale dhe zgjidhjen e problemeve, shprehën kërkesën, respektivisht nevojën sipas tyre të mbylljes së kanalit të Kripores, që jo rrallë herë është bërë shkak i aksidenteve të komunikacionit dhe të tjera. Banorët janë të gatshëm që dhe vetë të japin kontributin e tyre material. Mbyllja e kanalit thonë ata do të mundësonte zgjerimin e rrugës dhe shmangjen e fatkeqësive. Nga ana tjetër drejtori Jovoviq, nuk kundërshton idenë e qytetarëve por thotë që duhet patur kujdes që funksionimi normal i kripores mos të vihet në pikëpyetje. Kryetari Cungu theksoi se kërkesa e qytetarëve duhet shqyrtuar me vëmëndje dhe të angazhohen sekretariatet për përgaditjen e projektit ideorë. Ai përshëndeti idenë e vetëfinancimit por siguroi se edhe komuna mund të japë kontributin e saj , qoftë material apo nëpërmes shlyerjes së tatimeve për qytetarët që do të kenë dhe barrën më të rëndë materiale. Ai tha se takimet per këtë ceshtje do të vazhdojnë deri në zgjidhjen në interes të të gjitha palëve.