Sporti Më shumë

Fillojnë regjistrimet në klubin e karatesë “Ulqini”

Prej tvteuta18:41, 11 Shtator 2020

Si çdo vit në muajin shtator zhvillohen regjistrimet në klubin e karatesë “Ulqini” ku të drejtë kanë të gjithë fëmijët nga mosha 5 vjeçare, por jo vetëm. Viti i parë për të gjithë të interesuarit është pa pageës, thotë për Televizionin Teuta, kryetrajneri Kujtim Sukaliq.

Situata me pandeminë i ka kushtëzuar shumë klube që të ndërmarrin masa strikte për zhvillimin e stërvitjeve, por nga klubi “Ulqini” thojnë se janë të përgaditur për realizimin e aktiviteteve sportive me rrespektimin e masave të parapara nga Trupi Koordinues Nacional.

Regjistrimet bëhen në sallën e klubit çdo ditë nga ora 19:00, kurse stërvitjet përcjellen nga trajner me pervojë shumë vjeçare.

  • 1

    Radio