Fillojnë procedurat për rebalansin e buxhetit dhe kredinë

Prej tvteuta11:26, 17 Dhjetor 2015

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka filluar konsultimet me liderët e subjekteve politike dhe shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës.

Kjo para se gjithash ka të bëjë me vendimet të cilat duhet miratuar në parlamentin lokal më qëllim të marrjes së kredisë në masën 4,25 milion euro, për ç’gjë Qeveria e Malit të Zi ka dhënë garacionet e duhura, e kjo nënkupton miratimin e rebalansit të buxhetit, njoftohet nga kabineti i kryetarit.

Miratimi sa më i shpejtë i këtyre vendimeve do të mundësojë dhe fillimin e realizimit të projektit të shumë pritur me Bankën Gjermane për Zhvillim – KFW, respektivisht rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit më vlerë rreth 20 milion euro.

  • 1

    Radio