Aktuale Më shumë

Fillojnë bisedimet për formimin e pushtetit në Podgoricë

Prej tvteuta14:29, 2 Nëntor 2022

Bartësi i listës “Evropa Tani” Jakov Milatoviq mbajti në mesditë takim me bartësit e listave fituese në zgjedhjet lokale të 23 tetorit për të rënë dakord për formimin sa më të shpejtë të qeverisë në Podgoricë. Ftesa iu drejtua Jelena Boroviniq Bojoviq, bartëse e listës rreth FD, Danilo Sharanoviq, bartëse e listës së Demokratëve dhe Demos, dhe Luka Rakçeviq, bartës i listës së LQ ABR.

Anëtari i lëvizjes “Evropa Tani”, Andrej Milloviq, tha për “Dan” se presin përgjegjësi ndaj atyre që u kanë dhënë besimin, gjegjësisht qytetarëve të Podgoricës. “Pres që negociatat të zhvillohen në mirëbesim dhe në atmosferë të ngrohtë. Të marrim më në fund Podgoricën dhe pas 24 vitesh të sjellim ndryshime.”, tha ai. Bartësi i listës Jakov Millatoviq ka thënë më herët se pret që të arrihet një marrëveshje e shpejtë.

“Ky është takimi i parë i llojit formal. Nëse dita shihet në mëngjes, çdo gjë duhet të shkojë mirë. Edhe takimi i kaluar ka shkuar në atë drejtim. Mendoj se ka interes dhe vullnet të mirë nga të gjitha anët për ta përfunduar siç duhet këtë proces. Do të ishte mirë sikur qeverisja e re të formohej para Ditës së Çlirimit të Podgoricës. Mendoj se ky afat është real dhe i arritshëm”, tha Millatoviq.

  • 1

    Radio