Filloj turneu përfundimtar i Ligës amatore në hendboll
Prej tvteuta4 June 2016
Mbrëmë filloj turneu përfundimtar i Ligës amatore në hendboll i organizuar nga klubi i henbollit të femrave “Ulqin”. Para se të filloj ndeshja u mbajtë 1 minut heshtje për hendbollistin Vjeko Rudoviq i cili ndërroj jetë në moshën 57 vjeçare. U luajt ndeshja e parë mes nikoqirit dhe musafirëve nga Kroacia klubit të hendbollit“Metkoviq” e cila përfundoj me rezultatin 18:18. Sot do të takohen: “Ulqin”-“Lokomotiva”, “Dubrovnik”-“Prijepolje”, “Metkoviq”-“Lokomotiva”. Poashtu do të luhet ndeshja mes senioreve të “Dubrovnik” dhe “Metkoviqit”. Turneu mbahet në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito”.