Sociale Më shumë

Filloi viti i ri shkollor

Prej tvteuta14:56, 1 Tetor 2020

Ditën e sotme, një muaj më vonë se zakonisht, filloi në Mal të Zi viti i ri shkollor i cili do të organizohet në kushte të veçanta si pasojë e pandemisë së virusit korona. Edhe nxënësit nga Ulqini pas gjysëm viti mungese u tubuan në oborrin e shkollës fillore “Mareshalli Tito”, duke pritur momentin e hyrjes në bankat e shkollës. Para fillimit të mësimit nxënësit i përshëndeti drejtori i kësaj shkolle Arben Llunji.

Si metodë kujdesi e shtuar, nxënësve në hyrje ju bë edhe matja e temperaturës. Mësimi në shkollat fillore do të organizohet me ndërrime, ku pas përfundimit të secilit prej tyre do ët bëhet dizenfektimi i hapsirave. Në shkollat fillore, mësimin në shkollë do ta ndjekin nxënësit nga klasa e parë në të gjashtën, kurse tre vitet e fundit do të ndjekin mësimin onlajn.

  • 1

    Radio