Aktuale Më shumë

Filloi sot shkolla për 94 mijë nxënës

Prej tvteuta11:48, 5 Shtator 2022

Sot filloi një vit i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për 94 mijë nxënës të shkollave, në të gjithë territorin e Malit të Zi . Ekipi i Tv teuta sot vizitoj sh.f. “Marshall Tito”, ku biseduam  me drejtoreshën e kësaj shkolle znj. Medina Çoba , ku na informoj për vitin e ri shkollor 2022 / 20223 .

Sipas saj, vitin e ri shkollor do e ndjekin 1333 nxënës të regjistruar deri më tani , ku edhe sot gjatë ditës ka pas regjistrime të reja . Në këtë shkollë ku mësimi zhvillohet në dy gjuhë atë shqipe dhe malazeze , ku prej tyre 841 nxënës e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe , ndërsa 495 nxënës e ndjekin në gjuhën malazeze .

Nga fillestarët mësimin do e ndjekin 151 nxënës , ku prej tyre 95 nxënës do e ndjekin mësimin në gj.shqipe  dhe  56  nxënës në gjuhën malazeze . Ku sipas saj ende vazhdon interesimi për regjistrimin e nxënësëve , por për shkak të dokumentacionit të jo kompletuar  që duhet të plotësohet, ka mbetur deri te mos regjistrimi e disa nxënësëve  të cilët janë shpërngulur  nga qytetet  tjera .

Ndërsa sa i përket risive nga kjo shkollë ,është formuar paralelja e pestë në gj.shqipe  edhe paralelja e tretë në gj.angleze .

Si risi tjetër nga kjo shkollë është  edhe forrmimi parashkollorë që është degë e forrmuar me bashkëpunim  me qendrën “Sirena” , u tha nga znj.Çoba

Sipas kalendarit shkollor për vitin 2022/23, viti akademik përfundon më 13 qershor të vitit vijues, ndërsa përfundimi zyrtar i shkollimit për nxënësit e klasave të fundit është më 19 maj të vitit vijues.

Më shumë rreth kësaj , në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30.

  • 1

    Radio