Filloi regjistrimi në kopshtin e fëmijëve
Prej tvteuta19:28, 16 Maj 2016
Institucionet arsimore në të gjithë Malin e Zi që nga dita e djeshme kanë filluar me regjistrimin e fëmijëve në vitin shkollor 2016/2017 .
Drejtoresha e Institucionit Publik Arsimor ” Solidariteti ” Vera Kostiq, i ka bërë thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre ,sepse edukimi para- shkollor është shumë e rëndësishme për fëmijët . Fëmijët që ndjekin kopshtin , siç tha ajo dallohen nga ata fëmijë që nuk e frekuentojnë kopshtin.
Kostiq ka deklaruar se është e rëndësishme që prindërit mos të vonojnë me regjistrimin e fëmijëve të tyre ,sepse është shumë e rëndësishme të formohen grupet, dhe të caktohen oraret kohore ,më së largëti deri në korrik ,për të formuar grupet në fillim të vitit të ri shkollor ,në shtator.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për regjistrim është nga data 16.05 deri më 31.05.2016 nga ora 08 deri në ora 12 h .