Filloi krasitja e palmave –zhduken 10 palma të vjetra mbi 50 vjet
Prej tvteuta11 January 2016
Ka filluar sezona e krasitjes së palmave që menaxhohet nga Ndërmarrja publike “Veprimtari komunale”. Krasitja e rreth 364 palmave do të bëhet në periudhën janar- shkurt deklaroi për televizionin Teuta, udhëheqësi i sektorit të gjelbërimit në Ndërmarrjen Komunale –Omer Shaba. Kohën e fundit nga sëmundja e ashtëquajtur ”Buberreci i kuq” në komunën e Ulqinit janë tharë rreth 10 palma mbi 60 vjeçare,ndërkohë që kjo sëmundje i ka sulmuar edhe palmat që nuk menazhohen nga kjo ndërmarrje e që gjenden në afërsi të hoteleve “Mediteran”, ”Albatros” në shetitorën e Ranë dhe në pjesën e hoteleristëve në Shtoj-kështu që demi është shumë më i madh se sa kemi neve të dhëna zyrtare,shprehet Shaba. Gjer më tani janë bërë 5 stërpikje . Stërpikjet i kryen stacionbi i veterinaries ”Veterinum” ndërsa shpenzimet i mbulon komuna e Ulqinit.