Aktuale Më shumë

FILLOI FUSHATA “STOP AUTOMJETEVE TE PAREGJISTRUARA”

Prej tvteuta18:04, 16 Mars 2016

Drejtoria e policisë pranë Ministrisë së punëve të brendshme dhe Byroja e nacionale e sigurimit të Malit të Zi, kanë aktivizuar fushatën „Stop automjeteve të paregjistruara“. Sipas vlerësimit të policisë, aktualisht në Mal të Zi janë në shfrytëzim rreth 10.000 automjete të paregjistruara, ose u ka kaluar afati i lejes së qarkullimit.

Gjatë vitit 2015, shërbimet policore kanë lëshuar 7.950 padi penale për shfrytëzuesit e automjeteve të paregjistruara. Nga Byroja nacionale e sigurimit kanë deklaruar se gjatë vitit 2015 ka pasur rreth 400 kërkesa për dëmshpërblime të shkaktuara nga përdorimi i automobilave të paregjistruar në komunikacion, kurse shuma e paguar për kompenzim ishte 1.300.000 euro.

Qëllimi kryesorë i kësaj fushate është që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e regjistrimit të automjetit, sepse automjetet e paregjistruara janë teknikisht të parregullta dhe përdorimi i tyre në komunikacion shpesh shkakton aksidente.

  • 1

    Radio