Aktuale Më shumë

Fillimi i ndërtimit të spitalit në Plevle gjatë verës së vitit 2023 

Prej tvteuta10:16, 31 Gusht 2022

Ndërtimi i spitalit të ri në Plevle duhet të fillojë gjatë verës së vitit të ardhshëm, tha Dragoslav Shqekiq, ministër i Shëndetësisë në mandatin teknik të Qeverisë.
Pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Plevlës, Shqekiq u tha gazetarëve se ky institucion pasqyron gjendjen e përgjithshme në Plevle dhe se po përballet me një mungesë të madhe të stafit.
Ai ka thënë se janë përgatitur të gjitha kushtet për shpalljen e tenderit për zgjidhjen konceptuale për ndërtimin e spitalit, duke thënë se tenderi tashmë do të ishte shpallur po të mos ishte sulmi kibernetik ndaj serverëve të Qeverisë.Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq tha se Spitali në Plevle aktualisht ka nevojë për pajisje, por se qyteti definitivisht meriton të ketë një spital të ri.
“Kjo duhet të ndikojë në ruajtjen e personelit në spitale dhe të jetë motivim për të rinjtë që të kthehen dhe të punojnë në  Plevle”, tha Abazoviq.

  • 1

    Radio