Sporti Më shumë

FIFA kërkon nga shtetet që t’i lënë moralizimet

Prej tvteuta19:50, 4 Nëntor 2022

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka kërkuar nga 32 shtetet pjesëmarrëse të Kupës së Botës që t’i shmangin ligjërimet.

Në letrën nga Infantinoja dhe sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni, Fatma Samoura, kërkohet që futbolli të jetë në qendër të vëmendjes.

“E dimë që futbolli nuk jeton në një vakuum dhe që jemi barabartësisht të vetëdijshëm që ka shumë sfida dhe vështirësi të natyrës politike në krejt botën,” thuhet në letër.

“Në FIFA tentojmë t’i respektojmë të gjitha opinionet dhe besimet, pa dhënë ligjërata morali për pjesën tjetër të botës”.

“Njëra prej fuqive më të mëdha të botës është në fakt pikërisht diversiteti i saj, dhe nëse përfshirja nënkupton diçka, atëherë nënkupton që të kesh respekt për atë diversitet”.

  • 1

    Radio