Fierza rrezikon përsëri Anën e Malit
Prej tvteuta15:12, 10 Mars 2016
Rikthimi i reshjeve ka bërë që zona e Nën-shkodrës të përmbytet sërish. Banorët thonë se shkak është bërë hapja gjatë gjithë natës e portave të hidrocentralit të Fierzës në lumin Drin.
Siç njoftojne mediat shqiptare nga emergjencat thuhet se janë përmbytur 700 hektarë tokë bujqësore në Anën e Malit dhe është bllokuar rrugës që lidh Obotin me Muriqanin.
Situata mbetet e vështirë në Goricë, pasi uji është afruar shumë pranë banesave. Situata më e re pas hapjes së portave të Fierzës rrezikon seriozisht edhe zonën e Anës së Malit, në pjesën e Ulqinit. Viteve të kaluara fshatrat e Anës së Malit që shtrihen buzë lumit Buna kanë pësuar dëme të jashtëzakonshme ku janë përmbytur tokat bujqësore por edhe objektet e shtëpive familjare.