Festë dhe protestë
Prej tvteuta17 February 2016
Një qytet, një datë e shënuar, dy qëllime të ndryshme. Kjo është Prishtina, e cila e pret 17 shkurtin e tetë në mënyrë disi kontroverse.Nga njëra anë qeveria e nga tjetra opozita, të cilat e kanë shndërruar këtë qytet në “fushën e tyre të betejës”, duke e nxjerrë debatin politik jashtë sallës së tymosur të Parlamentit.Qeveria nga ana e saj ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë 8-vjetor, aktivitete të nisura që ditë më parë e që pritet të kulmojnë sot me parakalimin e FSK-së, homazhe në varrin e Presidentit Ibrahim Rugova, e pa harruar nderimet në Kullën e Jasharëve. Por opozita ka zgjedhur që këtë datë ta shfyrtëzojë si një mundësi për të thirrur në shesh të gjithë të pakënaqurit. Një thirrje kjo e përsëritur disa herë, fundi i së cilës nuk ka qenë aspak i këndshëm. Kësaj radhe, Newborn vjen i ndrydhur. I rrethuar me tela me gjemba që simbolizojnë izolimin e Kosovës. Në 8 vite Kosova ka bërë shumë, por izolimi vijon të jetë plaga më e madhe e kësaj shoqërie.