Festa e Gështenjave 2015: Të shtunën manifestimi në Ostros

Prej tvteuta15:30, 10 Nëntor 2015

Festa e Gështenjave në Krajë do të organizohet ditën e shtunë me 14 nëntor, dhe pritet që të grumbullojë një numër të madh mysafirësh nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët.

Sipas fjalëve të njërit prej antarëve të Këshillit Organizativ Nezir Curoviq, qëllimi i këtij manifestimi, i nënti me radhë, është që të bashkojë sa më shumë njerëz nga mbrenda dhe jashtë kufijve.

Përvec gshëtenjës, si prodhim karakteristik i zonës, të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë edhe prodhimet e tjera ve vendore.

Të ftuar në manifestim do të jenë edhe zyrtarë të komunës së Tivarit, Ulqinit dhe qytetit të Shkodrës.

  • 1

    Radio