Politikë

Aktuale Më shumë

Ferhat Dinosha unanimisht zgjedhet kryetar i UNSH-së (Video -fjalimi i plotë)

Prej tvteuta20 November 2022

Sot në Tuz u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Unionit Nacional Shqiptar, në të cilin u bë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë. Për kryetar unanimisht është zgjedhur Ferhat Dinosha, kurse për nënkryetar Fadil Kajoshaj dhe Admir Nikaj. Naim Gjokaj u zgjodh sekretar i përgjithshëm, Adnan Gjokaj – drejtor politik, Ellma Lulanaj që do formojë Forumin e Gruas, kurse Besnik Gjokaj që do formojë Forumin Rinor. Gjatë fjalimit të rastit, kryetari i UNSH-së Ferhat Dinosha tha se është i lumtur që iu dha besimi të drejtojë këtë subjekt nacional i cili si bazë do të ketë tri gjëra: Zotin, familjen dhe kombin. “Malesia eshte toke shqiptare, me parti shqiptare dhe e udhehequr nga shqiptaret”, -theksoi nder te tjera Dinosha. Në linkun më poshtë mund të ndiqni fjalimin e plotë: