Kulturë Më shumë

FËMIJËT, VIKTIMË E REGJIMIT BARBAR

Prej tvteuta11:11, 7 Korrik 2015

Në Bibliotekën e Ulqinit mbrëmë u përuruan librat “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998 – 1999” dhe Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, të autorit Dr. Jusuf Osmanit nga Prishtina.

Drejtori i Agjensisë shtetërore të arkivave të Kosovës, botuese edhe të këtyre veprave, Ramë Manaj,Dr. Bahri Brisku e në veçanti Dr. Nail Draga,theksuan kontributin e Dr. Osmanit si themeluesin edhe figurën kyçe të arkivistës kosovare.

Autori i librave të promovuara dhe oratorët tjerë, thënë se këto janë dokumente okulare të regjimit barbar serb të fundshekullit të kaluar mbi popullin shqiptar të Kosovës.Mbi 1.200 fëmijë kanë pësuar nga krimet e pushtetit të Millosheviqit.

  • 1

    Radio