Ekonomi

Aktuale Më shumë

Fehim Avdiu – Zvarritje dhe vonesë në implementimin e investimeve

Prej tvteuta11 April 2016

Çështja e investimeve në Ujësjellës Kanalizime në komunën e Ulqinit është zvarritur tash tre vite,dhe është në vonesë të madhe . Akoma nuk është bërë plani për implementim të projektit ku duhet të përcaktohet konsultanti për implementim ,dhe koha për përgaditjen e këtij plani zgjatë më së pakti 1 vit, deklaron për televizionin Teuta drejtori i kësaj ndërmarrjeje Fehim Avdiu. “Çështja e zvogëlimit të numrit të punëtorëve njëherë në 120 e pastaj në 100 është duke u zvarritur po ashtu tash më shumë se dy vite,por ne kemi bërë të pamundurën që të zvogëlojmë numrin e tyre në 136. Për të realizuar këtë kërkesë të Vodacomit dhe KFW Bankës na nevojitet ndihma e komunës”, thotë Avdiu. Drejtori Avdiu shpreson se kompententët e komunës do të dinë të vlerësojnë peshën e këtij projekti kapital ,dhe do të angazhohen në zgjidhjen e problemit për të punësuarit.