Aktuale Më shumë

Fed Cup edhe këtë vit do të dhurojë spektakël në Ulqin

Prej tvteuta13:24, 23 Mars 2016

Sot në Podgoricë u mbajt konferenca për media e turneut prestigjoz “Fed Cup”. Eshtë viti i tretë që klubi i tenisit “Bellvue” në bashkëpunim me Federatën malazeze të tenisit, në Ulqin organizon këtë turne.

Kryetari i Federatës, dr. Dimitrije Rashoviq tha se klubi i tenisit “Bellevue” është i vetmi klub në Mal të Zi i cili i plotëson kushtet për një eveniment kaq të madh. Ai gjithashtu shtoi se qëllimi kryesor është që Fed Cup të ngritet në nivelin e dytë të zonës euroafrikane, pasi që tani gjendet në nivelin e tretë.

Kryetari i KT “Bellevue”, Nazif Cungu tha se çdo gjë është gati për fillimin e këtij turneu, i cili fillon me datën 11prill dhe zgjatë deri me datën 16prill. Ivan Nikoliq, sekretar i kombëtares së Malit të Zi konfirmoi ardhjen e momentalisht teniseres më të mirë malazeze Danka Koviniq, si dhe shumë lojtare te reja te cilat pretendojnë shumë.

Armend Milla, pr i turneut thotë se për Ulqinin është diçka e madhe që 17 vende të botës të jenë pjesemarrëse në këtë turne, sepse në këtë mënyrë përmiresohet edhe oferta turistike.

Pas turneut Fed Cup, organizatorët paralajmëruan edhe turne të tjerë që do fillojnë menjëherë pas këtij.

  • 1

    Radio