“Fed Cup” dhuron spektakël
Prej tvteuta11 April 2016

17 shtete pjesmarrëse, 100 garuese, 50 refer dhe mbi 80 mbledhësa topave janë pjesë e turneut ndërkombëtar të tenisit “Fed Cup” i cili organizohet nga klubi i tenisit “Belvi” dhe mbështetet nga Federata malazeze e tenisit. Drejtori i turneut Senad Tafa për televizionin Teuta shprehu kënaqësi për fillimin e turneut dhe që gjithëçka është nivelin e duhur. “Në gjashtë fusha ku zhvillohen me nga gjashtë lojë, deri tani shkon gjithëçka mirë, 17 reprezentacione do të garojnë deri të shtunen, ku do të luhet edhe finalja e madhe. Edhe kësaj radhe e kemi arsyetuar epitetin e nikoqirit të mirë” thotë ai. Deri me datën 16 prill nga ora 10 e deri në orën 14 sa do të zgjasin ndeshjet e këtij turneu, gjatë të cilit të gjithë adhuruesit e sportit të bardhë do kenë mundësi të ndjekin një garë dinjitoze. Në ndeshjet e sotme Greqia fitoi kundër Maltës me rezultatin 3 me 0, Mali i Zi kundër Kosovës me të njëjtin rezultat, kurse Qiproja mundi Algjerinë me rezultatin 2 me 1.