Festa e ullinjve në Tivar
Prej tvteuta27 November 2014
Të shtunën e kaluar, në Tivar Naltë u mbajt festa tradicionale e ullinjve.Merrnin pjesë mbi 50 stande ku ishin ekspozuar prodhime autoktone , qofshin mbi bazat e vajit të ullirit apo të nënprodhimeve të tjera të kësaj peme mijëvjeçare. Veç tjerash, kishte edhe gatimeve të bukës,të ëmbëlsirave , gjithësesi shega dhe agrume,por mungonin sikundër në edicionet e mëparshme, gështenjat nga Kraja. Një vemendje të posaçme e afro 10 mijë vituesve, jo vetëm nga Mali I Zi, por edhe nga vendet fqinje, ishin standet e shkollave të Tivarit,ku tërhiqnin vizatimet e grupmoshave të nxënësve. Festa e ullinjve,nën patronatin e Komunës Tivar, OJQ “ Ulliri dhe Shoqata e ullishtarëve në bashkëpunim me Qendrën e kulturës dhe Organizatën Turistike , të mbështetur nga Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural, dhe shumë sponsorë tjerë. Manifestimin e shpalli të hapur kryetari I Komunës së Tivarit,dr Zoran Sërzentiq, I cili, siç citohet tha: Na ka tubuar ulliri,pema e paqes, dhe mbijetesës.I pari I Tivarit premtoi se kjo komunë në të ardhmen do të ketë më shumë mbështetje për prodhuesit bujqësorë. Pjesë e manifestimit ishte edhe program kulturor, ku moren pjesë ansamble të ndryshme muzikore. Me këtë rast prezantuesve dhe prodhuesve më të suksesshëm u ndan çmimet tradicionale.Në këtë kuadër,nga Ulqini u shpërblye Shaban Kollari.