FD: Llogaritë tona janë të pastra

Prej tvteuta16:12, 1 Tetor 2016

Fronti Demokratik nuk ka asgjë për të fshehur dhe  llogaritë tona  janë publike dhe të arritshme për të gjitha organet shtetërore, kanë njoftuar nga kjo aleancë politike.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit  ka filluar procedurën para gjykatave kompetente kundër Demokracisë së Re Serbe, Lëvizjes për Ndryshime dhe Partisë Popullore Demokratike sepse nuk ishin të rregullt në mbajtjen e evidentimeve financiare. Zyrtari i Frontit, Millutin Gjukanoviq tha se ASK ështrë vendosur plotësisht në shërbim të Partisë Demokratike të Socialistëve duke keqpërdorur kompetencat zyrtare.

“Fronti Demokratik nuk ka asgjë për të fshehur, financat tona janë plotësisht publike. Dokumentacionin e nevojshëm do ta dorëzojmë  të hënën në ora 14  “, tha Gjukanoviq në konferencën për media të organizuar me këtë rast.

  • 1

    Radio