Aktuale Më shumë

FBI është gati të ofrojë mbështetje konkrete për Malin e Zi 

Prej tvteuta10:26, 31 Gusht 2022

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e gatshme të ofrojë mbështetje konkrete për kolegët malazezë në lidhje me sulmet aktuale kibernetike, për të cilat tashmë po punohet.
Kjo u theksua gjatë takimit të ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiq dhe drejtorin e Drejtorisë së Policisë Zoran Brgjanin, me përfaqësues të FBI-së. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në ditën e parë të vizitës  punuese në SHBA, Axhiq dhe Brgjanin diskutuan modalitetet e mëtejshme të bashkëpunimit dhe mbështetjen e FBI-së për kolegët malazezë.
Siç shtohet, Axhiq vlerësoi bashkëpunimin që policia malazeze ka me FBI-në dhe falënderoi për mbështetjen që MPB-ja dhe policia malazeze marrin si nga Byroja ashtu edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese amerikane. Atasheu ligjor i FBI-së për Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, Kenneth Brian, shprehu gatishmërinë e FBI-së për mbështetje specifike ndaj kolegëve malazezë në lidhje me sulmet aktuale kibernetike, për të cilat tashmë po punohet”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

  • 1

    Radio