Favoritët kalojnë tutje në ATP Paris
Prej tvteuta1 November 2022

Fritz e menaxhoi përballjen ndaj Fokina, që ishte për të kaluar në mesin e 32 tenistëve më të mirë në turneun ATP që po zhvillohet në teren të mbyllur në Paris. Setin e parë e fitoi ngushtë 7 me 5, për ta dominuar më pas kundërshtarin në të dytin. 6 me 2 ishte rezultati i setit të dytë, për të kaluar tutje Fritz. Raundin e 16-të nuk e kaloi britaniku Andy Murray. Ndonëse fitoi pikë të vështira, kundërshtari francez Gilles Simon fitoi. 2 me 1 ishte rezultati në sete. Lehtë fitoi edhe italiani Musetti ndaj kroatit Cilic. 6:4, 6:4 ishte rezultati në të mirë të italianit. Tash në raundin tjetër, vijnë në shprehje edhe tenistët që rangohen në pozitat lartë duke përfshirë numrin një Alcaraz, Nadal, Djokovic e të tjerë.