Fatmir Gjeka jep dorëheqjen
Prej tvteuta16 March 2016

Sot është mbajtur konferenca për shtyp ku kryetari I Komunës Fatmir Gjeka ka dhënë dorëheqjen nga ky post.Ai e quajti këtë si një akt të përgjegjshëm, si një kontribut për të ndihmuar në bashkëpunimin sa më të mirë me të gjitha subjektet që do të udheheqin në të ardhmen Ulqinin.Gjatë dy viteve jemi munduar të punojmë për të mirën e qytetarëve të Ulqinit edhe pse kemi pasur kundërshtime e bllokime të vazhdueshme,-vazhdoj me tej ai.Gjithashtu falenderoj bashkëpunëtorët e tij,qytetarët e Ulqinit dhe mediat që e kanë përkrahur në pasqyrimin e aktiviteteve që ka pasur Komuna.