Sociale

Sociale Më shumë

Farmacia Pharmalife organizoi këshillime për problemet e venave

Prej tvteuta21 April 2016

Me ardhjen e temperaturave të larta, sidomos për femrat, vijnë edhe problemet me zgjerimin e venave. Nga ky problem shëndetësor vuan pothuajse çdo e dyta grua  Mal të Zi. Për shkak të mungesës së departamentit të kirurgjisë për enët e gjakut në qytetin tonë, farmacia Pharmalife organizoi një këshillim me kirurgët nga Qendra Klinike e Malit të Zi dhe në këtë mënyrë u siguroi pacientëve në Ulqin më shumë informacion rreth këtij problemi. Dr. Ivan Stankoviq, një kirurg vaskular nga Qendra Klinike, tha se interesimi i pacientëve nga Ulqini ishte solid,  dhe ai beson se me trajtimin e duhur të këtij problemi, jeta e pacientëve bëhet shumë më e lehtë.