Faqja zyrtare e Qeverisë në funksion
Prej tvteuta18 September 2022
Uebfaqja e Qeverisë së Malit të Zi sot është rikthyer në funksion. Sulmet në rrjetin informativ të Qeverisë filluan më 22 gusht, kur qasja në faqet dhe emailet e tyre, si dhe në institucione të tjera si prokuroria, gjykatat, kadastra, të hyrat dhe administrata doganore ishin të bllokuara. Pothuajse një muaj pas sulmit, komunikimi me mediat dhe qytetarët po normalizohet. Në faqen e internetit të Qeverisë, ende mund të gjenden vetëm informacionet e krijuara para sulmit kibernetik, ndërsa pjesa që mungon do të publikohet nesër, mëson RTMZ. Gjithashtu pritet që të rikuperohet edhe komunikimi me e-mail nga rrjeti i institucioneve shtetërore.