Familjet ulqinake për rrymë detyrohen afër 3 milion euro
Prej tvteuta12 November 2015
Familjet ulqinake për rrymë detyrohen 2.96 milion euro , kurse kompanitë vendase 1,74 milion. Sipas kësaj statistike, borxhi mesatar për familje në komunën e Ulqinit është rreth 230 euro.
Në nivel të Malit të Zi, borxhi total për energji elektrike është 137 milion euro, ose 400 euro mesatarisht për familje. Nga ato që rregllisht shlyejnë detyrimet për energji elektrike janë rreth 158.000 subjekte, çka përbën vetëm 45% të numrit total të shpenzuesve.