Aktuale Më shumë

Familjet Ulqinake në Shkodër, çka i lidh këto dy vende

Prej tvteuta15:46, 28 Shkurt 2023

Ulqinakët ndër shekuj zgjodhën Shkodrën, qytet me të cilin që në lashtësi e lidhnin marrëdhëniet ekonomike, tregtare e lundruese.

Para shumë kohësh disa familje të lashta Ulqinake  shkuan në qytetin e Shkodrës si refugjatë dhe u vendosën në Iagjet afër Bunës: Tophane, Luçugesme, Parrucë etj.
Në bazë të një regjistri të Shoqatës “Ulqini” në Shkodër shihet se kur dhe sa familje ulqinake e kanë Iëshuar vendjen dhe janë vendosur në qytete të tjera.
Në vitin 1780 është çuar një familje, ajo e Isuf Hysejn Rejzit; me parë është shperngulur në Lezhë, e me pas është vendosur në Shkodër. Në vitin 1850 po ashtu Ulqinin e ka lënë vetëm një farnilje, ajo e Cen Hasan beg Dizdarit. Në vitin 1880 shkulen-nga Ulqini 180 trungje. Në vitin 1900 ikin 7 familje. Në vitin 1913 strehim kërkojnë 64 trungje. Në vitin 1920 ikin 5 familje. Mes viteve 1930 deri 1944 i braktisën trojet e veta 12 trungje farniljare ulqinake.
Shumë familje, më pastaj janë shuar ose kanë dalë në Lezhë, Tiranë, Durrës etj.
Edhe sot në Shkodër jetojnë familje ulqinake të cilat e ruajnë prejardhjen, mbiemrin: Bilali, Fani, Pelinku, Ulqinaku, Krymi, Dizdari, Ulqini, Luli, Sakti (Mani) Bimi, Kdija etj. Regjistri ka shënuar 600 familje me prejardhje ulqinake, pa evidentuar ato të vendosura nëpër fshatra.
Sa mbet akoma sot Shkodra e lidhur me Ulqinin, sa ruhet relacioni miqsor dhe sa Shkodra viziton Ulqinin, pyetëm Shkodranët rrugëve të qytetit.

E thënë bukur nga qytetarët, Ulqin e Shkodër, vëlla e motër, shprehje e bukur por fatkeqësisht kohëve të fundit e pa zbatuar sa duhet.

  • 1

    Radio