Familja Bektesheviq ka nevojë pë ndihmë
Prej tvteuta15 March 2020

Në zjarrin i cili shpërtheu para disa netëve në lagjen Mali i Bardhë në Ulqin, u dogj krejtësisht shtëpia e Elvir Bektesheviq. Kjo familje nuk ka mundësi materiale që të sanojë vetë dëmin e krijuar, pasi i kanë humbur të gjitha. Ata apelojnë tek bashkëqytetarët që sipas mundësive ti ndihmojnë me të holla ose me material ndërtues. Pagesat mund të bëhen në xhiro llogarinë e Bankës Komerciale Malazeze (CKB) që shihni më poshtë.
510 – 000000118485928
IBAN – ME25510000000118485928
BEKTESEVIC E. ELVIR
B.GORA
85360, ULCINJ, MONTENEGRO