Fakulteti i vetëm në Ulqin prezanton programin studimor
Prej tvteuta12:13, 5 Maj 2016
Fakuleteti për studime mediterane në Ulqin, bëri prezantimin e programit të vet studimorë para nxënësve të gjimnazit publik “Vëllazërim Bashkim”. Jellena Kallugjeroviq PR i këtij fakulteti për Televizionin Teuta tha se fakulteti i tyre ofron 3 programe studimi: menaxher i sigurimit, menaxher në doganë dhe biznesin e agjensive, menaxher në turizmin nautik, në sport dhe rekreacion.
Kjo është gjenerata e tretë e cila do të regjistrohen në këtë fakulletet , Kallugjeroviq tha se interesimi është i kënaqshëm.
Çmimi vjetor është 1500 euro, ndërsa nxënësit me diplomën “lluça” vitin e parë e kanë falas.
Në këtë fakuletet studimet i ndjekin rreth 30 studentë , kurse për vitin e ri akademik afati iI paraqitjes është nga data 20 deri me 30 qershor, regjistrimet fillojnë nga 5 korriku.