Sporti

Sporti Më shumë

Fabio Carvalho ia siguron fitoren Liverpoolit

Prej tvteuta1 September 2022

Liverpooli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Newcastle Unitedit.

Në ndeshjen e xhiros së pestë që u zhvillua të mërkurën në “Anfield”, Liverpooli fitoi 2:1.
Ishte zëvendësuesi Fabio Carvalho që realizoi në minutën e 98-të. Golin tjetër për Liverpoolin e shënoi Roberto Firmino në minutën e 61-të. Kurse për Newcastlen në debutim realizoi Alexander Isak. Ai shënoi në minutën e 38-të. Për Liverpoolin ishte fitorja e dytë këtë sezon. Ka edhe dy barazime dhe një humbje. Renditet në vendin e pestë me tetë pikë. Newcastle ka gjashtë pikë në pozitën e 11-të.