Është shpallur konkursi për zgjedhjen e drejtorit të AME

Prej tvteuta10:28, 26 Tetor 2022

Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike (AME) shpalli konkurs publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë. Kandidatët duhet të jenë shtetas malazezë dhe të kenë vendbanim në Mal të Zi, diplomë universitare dhe të paktën pesë vjet përvojë pune.
Deputetët dhe këshilltarët, personat e emëruar nga kryetarët e shtetit, Kuvendit dhe të Qeverisë, si dhe zyrtarë të partive politike nuk mund të aplikojnë për pozitën e drejtorit të AME-së. Konkursi zgjat 30 ditë nga botimi në të përditshmen Pobjeda. Mandati i drejtorit të AME është katër vjet. Në gusht, Këshilli i AME-it e shkarkoi Goran Vukoviqin nga pozita e drejtorit të Agjencisë dhe zgjodhi Nikolla Ivanoviqin ushtrues të detyrës së drejtorit.

  • 1

    Radio