Është mbyllur konkursi i OJQ-ve, komisioni do të vendosë se kush janë fituesit
Prej tvteuta14:04, 5 Nëntor 2016
Komuna e Ulqinit ka mbyllur konkursin e OJQ-ve me datën 27 tetor. Duke pasur parasyshë se projektet arrijnë edhe përmes postës është ofruar edhe një afat 1 javor në favor të tyre. Në adresë të Komunës së Ulqinit kanë arritur mbi 30 projekte, deklaroi për Televizionin Teuta sekretaria e Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore, Gjina Daboviq. Me buxhetin e Komunës së Ulqinit janë të parapara që për OJQ-të të ndahen mjetet me vlerë prej 25 000 euro. Sekretaria Daboviq shtoj se në bisedë me kryetarin e Komunës dhe nënkryetaren Gjoni e cila është përsoni kontaktues me përfaqëusesit e OJQ-ve, kanë shqyrtuar mundësinë e rritjes së vlerës monetare duke u nisur nga ajo se numri i projekteve të paraqitura është i madh. Mjetet e parapara me buxhetin e Komunës ndahen për përkrahjen e projekteve të OJQ-ve të cilat kontribojnë në realizimin e qellimeve të parapara me dokumentat strategjik, programet dhe planet e Komunës dhe me të cilat vëçanërisht sigurohet :
1 .Llojllojshmëria , cilësia më e lartë e shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, kujdesi për të rinjtë dhe forma të tjera të mbrojtjes.
2 . Kontribuon në afirmimin dhe valorizimin e potencialit kulturorë , të traditës dhe specifikave kulturore të Komunës , ngritjen e nivelit të kultures urbane dhe mbrojtjen e trashigimisë kulturore.
3 . Kontribuon në zhvillimin e demokracisë lokale.
- Kontribon në organizimin e punës së organeve lokale , realizimin e parimeve të transparences dhe përgjegjësisë në punën e tyre.
- Nxisin zhvillimin ekonomik të Komunës
- kontribojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Pasi që komisoni perkates ti hapë dhe ti vlerësojë projektet , do të behet edhe njoftimin për OJQ- të fituese.