Është mbyllur konkursi i OJQ-ve, konkurojnë 28 prej tyre
Prej tvteuta14:50, 13 Prill 2021
Në konkursin publik për ndarjen e mjeteve buxhetore të Komunës së Ulqinit të parapara për mbështetjen e projekteve të Organizatave Joqeveritare për vitin 2021 kanë aplikuar 28 OJQ. Konkursi ka qenë I hapur nga data 2 mars deri më 9 prill ,deklaroi për Televizionin Teuta Ndihmësja e sekretares së Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore, Mirjeta Gjoni.
Me buxhetin e Komunës së Ulqinit janë të parapara që për OJQ-të të ndahen mjetet me vlerë prej 30. 000 euro.
Pasi që komisoni perkatës dhe vlerësuesit e pamvarur t’i vlerësojë projektet , do të bëhet edhe njoftimi për OJQ- të fituese në fletën zyrtare, dhe sajtin e Komunës së Ulqinit i cili duhet kryer brenda 30 ditëve. Mjetet e parapara me buxhetin e Komunës ndahen për përkrahjen e projekteve të OJQ-ve të cilat kontribojnë në realizimin e qellimeve të parapara me dokumentat strategjike.