Rajoni/Bota Më shumë

Escobar, sot në Prishtinë, takon krerët shtetëror

Prej tvteuta09:50, 19 Tetor 2022

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë diten e sotmenë Prishtinë, për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do ta presë Escobarin mëngjesin e 19 tetorit dhe pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media.

Vizita e Escobarit më 19 tetor në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania thuhet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

  • 1

    Radio