Escobar: FD për momentin nuk është partneri ynë

Prej tvteuta18:34, 13 Nëntor 2021

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili dje përfundoi vizitën e tij në Mal të Zi, në një intervistë për TV Vijesti tha se se qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe se qëndrimi i tyre është që të mos ndërhyjnë në çështjet kadrovike të ekzekutivit. Duke iu referuar temës aktuale të riorganizimit të qeverisë dhe hyrjes së mundshme të Frontit Demokratik (DF), Escobar theksoi se ky grupi politik është më i fokusuar në ndarjet etnike sesa në zhvillimin ekonomik dhe se ishin një pengesë e madhe për miratimin e buxhetit dhe ligjeve. Tani për tani, tha Escobar, ata nuk janë partnerët tanë. Ai tha se qëllimi i vizitës së tij ishte i dyfishtë, të ofrojë mbështetje për Qeverinë aktuale, e cila ka bërë shumë në rrugën evropiane dhe të forcojë partneritetin  midis Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi. I pyetur se kur dhe kush mund të jetë në listën e sanskioneve nga SHBA, Escobar tha se lista të tilla nuk bëhen lehtë pasi nuk përbëjnë themel për marrëdhëniet dhe se nuk mund të japë emra konkret. Ai konfirmoi se personalisht e ka miratuar shpalljen në Twitter të Ambadadës amerikane në Mal të Zi, në të cilën thuhet se korrupsioni i rrënjosur ishte tema kryesore e bisedimeve me presidentin Millo Gjukanoviq.

  • 1

    Radio