Eroviq në krye të Forumit rinor të PDS-së Ulqin

Prej tvteuta10:14, 25 Korrik 2016

Në Ulqin u mbajt dje Konferenca komunale zgjedhore e Forumit rinor të Partisë demokratike të socialistëve, në të cilën u zgjodh Këshilli komunal i Forumit rinor të kësaj partie. Për kryetar të këtij këshilli u zgjodh Darvin Eroviq.

Në Konferencë  ishin të pranishëm delegatët e këshillit lokal të Forumit rinor, si dhe Halil Dukoviq, koordinatori për Ulqin pranë Kryesisë së partisë, kryetari i Këshillit komunal Loro Nrekiq, anëtari i Këshillit ekzekutiv Bojan Gjakonoviq, deputeti Luigj Shkrela, anëtari i Këshillit qendror  Nail Rexha dhe kryetari i Forumit rinor të PDS në Mal të Zi Nikolla Peshiq.

  • 1

    Radio