Rajoni/Bota Më shumë

Ermina Lekaj Prljaskaj rikandidon për deputete në zgjedhjet parlamentare në Kroaci

Prej tvteuta15:01, 2 Korrik 2020

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen këtë të diele me 5 korrik dhe shqiptarët kanë përfaqësuesit e vet të cilët garojnë për një ulëse në kuvend. Njëra prej tyre është Ermina Lekaj Prljaskaj e cila rikandidon për të mbështetur dhe mbrojtur interesat e popujve pakicë, gjegjësisht të shqiptarëve. Shqiptarët në Kroaci janë mirë të organizuar dhe luftojnë për të drejtat e veta, me ardhjen e Lekaj Prljaskaj në parlamentin kroat është arritur që të avancohet dhe faktorizohet komuniteti shqiptar.

Në zgjedhjet e 5 korrikut, votuesit do të zgjedhin 151 deputetë, 140 në dhjetë njësi zgjedhore në Kroaci, tre do ti zgjedh diaspora, kurse tetë anëtarë të pakicave do të zgjidhen në 12 njësi zgjedhore e cila do ti referohet gjithë shtetit.

  • 1

    Radio