Sporti Më shumë

Eren Karaminxhoja dhe Adna Sulejmanoviq shpallen nënkampion të Europës për vitin 2022 (video)

Prej tvteuta10:54, 11 Nëntor 2022

Para disa ditësh në Bukuresht u mbajtë Kampionati Europian për fëmijë, në të cilin morën pjesë 4 sportist nga Ulqini. Në këtë aktivitet të Taekwondo-së në mesin e 200 fëmijëve nga 27 vende të Europes, sportistët e Klubit të taekwondo-së nga Ulqini, të udhëhequr nga trajneri Fikret Dushku, Eren Karaminxhoja dhe Adna Sulejmanoviq arritën të shpallen nënkampionë të Europës për vitin 2022 dhe sollën në Ulqin edhe dy medalje të argjendit.

Adna dhe Ereni, bashkë me trajnerin FIkret Dushkun ishin mysafirë në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” për të na treguar më shumë mbi aktivitetin dhe emocionet e tyre në këtë garë të madhe.

Në linkun më poshtë mund të ndiqni edhe intervistën e plotë:

 

  • 1

    Radio