Politikë Më shumë

Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Prej tvteuta12:47, 1 Dhjetor 2015

Duke folur gjatë së hënës në kuadër të punimeve të samitit të Parisit mbi ndryshimet klimatike, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është shprehur se do të ishte i gatshëm të largohej nga posti aktual, nëse do të provohej bashkëpunimi i Turqisë me Shtetin Islamik.

“Nuk jemi aq të pandershëm sa të arrijmë deri në pikën, ku të mund të blejmë naftë kontrabandë nga terroristët. Nëse kjo akuzë do të provohej, sigurisht qoftë edhe detaji më i vogël për këtë, atëherë unë do të jepja dorëheqjen nga Presidenca. Nëse ekziston qoftë edhe një provë e vetme, atëherë kushdo që na akuzon le ta paraqesë atë. Ne sigurisht që do ta merrnim në konsideratë”, besohet të ketë thënë Erdogan.

Presidenti rus, Vladimir Putin kishte refuzuar më herët gjatë ditës të takohej me homologun e tij turk në Paris, ndërkohë që ka shkuar edhe më larg me akuzat e tij, duke u shprehur se Turqia e kishte rrëzuar avionin rus për të mbrojtur interesat e saj: me këtë nënkuptonte furnizimin me naftë e gaz natyror kontrabandë nga Shteti Islamik.

  • 1

    Radio