Emra të rinj në qeverinë e re/Zenka minister i pakicave

Prej tvteuta16:31, 28 Nëntor 2016

Kandidati për kryeministër në Qeverië e re të Malit të Zi Dushko Markoviq, paraqiti so të Kuvend përmbajtjen e qeverisë , në të cilën gjenden mjaft emra të rinj, disa edhe të panjohur për opinionin publik. Nga kuadrot e vjetër në qeveri do të vazhdojnë të jenë prezent Predrag Boshkoviq si ministër i mbrojtjes, Zoran Pazhin si ministër i drejtësisë, Rafet Husoviq nënkryetar i qeverisë dhe Marija Vuçinoviq si ministre pa porfel.

Ministritë e tjera do të udhëhiqen nga persona të rinj, disa prej të cilëve marrin pjesë për herë të parë në përbërjen e ekzekutivit. Nga radhet e Koalicionit “Shqiptaret te Vendosur” ne postin e Ministrit per të drejtae e njeriut dhe pakicave eshte emeruar  Mehmet Zenka, pastaj ministër i punëve të mbrendshme do të jetë Mevludin Nuhoxhiq, ministër i bujqësisë Millutin Simoviq, i turizmit Pavle Radulloviq, shëndetsisë Kenan Hrapoviq, arsimit Damir Shehoviq, financave Darko Radunoviq,  shkencës Sanja Damjanoviq, punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq, administratës publike Suzana Pribiloviq, integrimeve europiane Aleksandër Pejoviq, komunikacionit Osman Nurkoviq, çështjeve sociale Kemal Purishiq, kurse i ekonomisë Dragica Sekuliq.

  • 1

    Radio