Rajoni/Bota Më shumë

Emigrantët u vënë flakën tendave në kampe

Prej tvteuta13:55, 22 Tetor 2015

Emigrantët e strehuar në kampet me çadra në Slloveni u kanë vënë zjarrin tendave në shenjë proteste ndaj mënyrës së trajtimit të tyre.Ata e ndërmorën veprimin e tyre në kampin në Brezicë, për të protestuar ndaj procesit të ngadaltë të regjistrimit dhe dërgimin e tyre në kufirin austriak. Ata gjithashtu janë ankuar për mungesë ushqimi, uji dhe batanijesh në kamp. Mijëra emigrantë vazhdojnë të vërshojnë përmes shtigjeve të vendeve të Ballkanit perëndimor, arsye për të cilën liderët e tyre janë thirrur në një takim të posaçëm të BE-së.

  • 1

    Radio