Ekonomi

Aktuale Më shumë

Emetimi i letrave me vlerë, veprim i rrezikshëm

Prej tvteuta20 June 2016

Emetimi i ri i letrave me vlerë nga ana e qeverisë së Malit të Zi mund të përbënte një rrezik me pasoja të paparashikueshme ekonomike, dhe se qeveria duhet të konsiderojë forma të tjera të marrjes borxh, tha Esad Zaimoviq drejtor ekzekutiv i Banksë së Hipotekave. Ai tha se qeveria duhet të bëjë nxjerrjen e letrave me vlerë në tregun sekundar dhe ti reklamojë në Bloomberg , me qëllim që të jenë në dispozicion të invesitiorëve potencial. Zaimoviq tha se klima investuese vitet e fundit nuk është premtuese prandaj çdo emitim i letrave me vlerë në këto kushte paraqet rrezikshmëri, pasi dështimi mund të sjellë pasoja të rënda për një vend si Mali i Zi i cili përballet me deficit të theksuar buxhetor.