Sociale Më shumë

Elezagiq: Në qeveri vetëm si pjesë e një koalicioni të gjërë

Prej tvteuta10:15, 18 Tetor 2016

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate Skender Elezagiq, tha për televizionin Teuta se nga ky subjekt janë të kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare. Ai shprehu shqetësimin për parregullsitë e evidentuara gjatë ditë së zgjedhjeve dhe i cilësoi si ndër më të parregulltat në historinë pluraliste të vendit.

Në pyetjen se a do të ndryshojnë qëndrim sa i përket pjesmarrjes në pushtet me Partinë Demokratike të Socialistëve, Elezagiq tha se hyrja në qeveri me këto kushte dhe në mënyrën që punon PDS-ja nuk vjen në konsiderim. Sipas tij, e vetmja mënyrë që Partia Socialdemokrate të marrë pjesë në qeverinë e udhëhequr nga PDS do të ishte në formën e një koalicioni të gjërë të forcave që kanë qëllime të përbashkëta, sidomos në rrugën e integrimeve euroatlantike.

  • 1

    Radio