Kulturë Më shumë

Elez Biberaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm në detyrë i Zërit të Amerikës

Prej tvteuta19:01, 2 Korrik 2020

Nga Beqir Sina

Simbas Frank Shkrelit, i cili ruan dhe eskluzivitetin e këtij lajmi, thuhet se disa ditë më parë, Drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja e saj kryesore, Sandra Sugawara, dhanë dorëheaqjen duke thënë se, Michael Pack, shefi ekzekutiv i sapo miratuar i Agjensisë Amerikane për Median Globale (USAGM), që mbikqyr ndër të tjera edhe Zërin e Amerikës, gëzon të drejtën t’i zëvendësojë ato me ekipin e zgjedhur prej tij.
Shkreli shkruan se sot, ditën e martë, Z. Michael Pack, bëri pikërisht këtë, duke njoftuar zyrtarisht emërat e zyrtarëve të lartë që do të zevëndësojnë shefat e mëparshëm të 5 enteve të transmetimeve civile ndërkombëtare amerikane, përfshirë edhe atë të Zërit të Amerikës.
Me kënaqësinë më të madhe mësova se njëri prej këtyre zevëndësimeve, ishte miku im i ngushtë dhe kolegu i ditëve të mira dhe të vështira për pothuaj 50-vitet e kaluara Dr. Elez Biberaj I cili u emërua në krye të Zërit të Amerikës, si Drejtor i Përgjithëshëm në detyrë i VOA-s.
Ndërkohë, shkruan ai më tej në njoftimin e emërimeve, Shefi Ekzekutiv I emëruar nga Presidenti Trump dhe i sapo miratuar nga Senati i SHBA-ave, i Agjensisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Z. Pack, u shpreh se, “Përvoja e këtyre burrave dhe grave të talentuar, njohuria e tyre e veprimtarisë dhe misionit të tyre ndaj këtyre enteve si dhe angazhimi i tyre ndaj standardeve të gazetarisë, do na e bëjë të mundur hapjen e një kapitull të ri në agjencinë tonë.
Dr. Biberaj, Z. Shapiro, Z, Ponnudurai dhe Zonjat Sullivan dhe Sindelar do të luajnë role kritike në postet e tyre duke bërë të mundur që entet tona të shënojnë një performancë më të lartë, me qëllim që tu shërbejmë më mirë audiencave tona. I falënderoj nga zemra për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në këtë ndërmarrje tonën dhe jam shumë i kënaqur të punojë hap për hap me ta dhe me të gjithë ju”, thuhet në njoftimin që Z. Michael Pack i drejtoi stafit të Zërit të Amerikës dhe enteve të tjera të transmetimeve civile ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Në një koment në pritje të emërimeve të reja, portali amerikan i lajmeve, VOX u shpreh për emërimin e Dr. Biberaj duke thënë se, Z. Biberaj gëzon një reputacion shumë të mirë si një njeri serioz dhe profesionist i disiplinuar:
“Ai është dhënë me gjithë shpirt ndaj përhapjes së lirë të lajmeve dhe informacionit në vendet dhe kontinentet ku kjo liri u mohohet njerëzve, thuhet në komentin e portalit amerikan të lajmeve VOX” shkruan gazetari dhe publicistit i njohur Frank G. Shkreli, i cili është një gazetar me përvojë të gjatë, dhe me një karrierë të shkëlqyer 30 vjeçare në Zërin e Amerikës.

WIKIPEDIA : Elez Biberaj është historian dhe gazetar shqiptaro-amerikan.

Biografia:
Elez Biberaj u lind më 15 nëntor 1952, në një fshat të banuar me shqiptarë në Plavë të Malit të Zi, një vit pasi prindërit e tij ishin detyruar të linin vendlindjen e tyre, Shqipërinë, si pasojë e regjimit totalitar.
Katër vitet e para të shkollës fillore i ndoqi në fshatin Hot në gjuhën serbokroate, ndërsa klasët nga e pesta në të tetën i ndoqi në Gjakovë. Pasi u regjistrua në shkollën e mesme në Prizren, në janar të vitit 1968, bashkë me familjen e tij emigroi në Itali. Gjashtë muaj më vonë arriti me familjen në Amerikë.

Biberaj punën e tij si gazetar në Zërin e Amerikës (Voice of America) – redaksia e gjuhës shqipe, e ka filluar në dhjetor 1980. Këtu pas disa viteve më 1989 merr poziten e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa më 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët Evropiane.

Me këtë rast i janë shprehur mirënjohje për punën e tij që kishte bërë në afirmimin e Zërit të Amerikës jo vetëm ndër shqiptarët por edhe ndër popujt tjerë të Ballkanit e Evropës Lindore. Ndër shprehësit e mirënjohjeve ishte edhe ambasadori i OSCE-së Uiliem Uolker.
Biberaj u bë i njohur në mjediset Kosovare sidomos pas Demostratave të 1981-ës kur në Kosovë paraqitet një boshllëk i informacioneve për ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë. Biberaj është një ndër gazetarët i cili ka përcjellë për mëse 27-të vite, lëvizjet e Doktrinës së shejt dhe nga shumë analistë raportimet e tij janë marrë me seriozitet të veçantë.
Me rastin e marrjes së detyrës së re më 2004, Elezi u shpreh para teleshikuesve:Unë fillova punë në Zërin e Amerikës në dhjetor të vitit 1980, në një kohë kur shqiptarët jetonin nën regjimet shtypëse komuniste dhe kur kontaktet midis shqiptarëve dhe amerikanëve pothuajse nuk ekzistonin
Shumë shqiptarë, në atë kohë, e shikonin Zërin e Amerikës si të vetmen dritare shprese. Kolegët e mi dhe unë u angazhuam me gjithë shpirt për përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës: t’u tregonim dëgjuesve të vërtetën rreth shoqërisë së tyre dhe zhvillimeve në botë; të nxisnim respektin për të drejtat e njeriut; të përhapnim lirinë dhe demokracinë; të nxisnim interesat amerikane në Ballkan, si dhe miqësinë tradicionale midis shqiptarëve dhe amerikanëve
Burimi i të dhënave
1. ^ Vehbi Bajrami; Shqiptarët e Amerikës, Albanian Publishing, New York 2003
2. ^ BEQIR SINA : Elez Biberaj emerohet redaktor pergjegjes i sektorit evropian amza:osdir.com Archived 30 September 2007[Date mismatch] at the Wayback Machine.
Lidhje të jashtme
• Zëri i Amerikës – Amza zyrtare • Elez Biberaj në:The New Europen Diasporas • Elez Biberaj në Challenges to Democracy in Albania: Hearing

  • 1

    Radio