Aktuale Më shumë

Ekspozita e piktorit Rudi Goga

Prej tvteuta09:55, 26 Korrik 2016

Në Galerinë “Kulla e Ballshajve” shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Qendra e Kulturës organizuan ekspozitën e piktorit Rudi Goga. Në ekspozitën e 62 personale piktori ulqinak u paraqit me 15 piktura-grafikë.  Piktori Rudi Goga, ka lindur në vitin 1948 në qytetin e Ulqinit.

Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës, në vitin 1979. Ka kryer studimet pasuniversitare në Dyseldorf të Gjermanisë.

Gjatë karrierës artistike, Goga numëron 62ekspozita personale dhe 60 kolektive, jo vetëm brenda kufijve të Malit të Zi, në Ulqin e Tivar, por edhe në Gjermani, Hollandë, Francë, Nju Jork, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri.

  • 1

    Radio