Kulturë

Aktuale Më shumë

Ekspozita e parë fotografike e Jetlir Kovaçit në Ulqin

Prej tvteuta1 February 2016

Në Ulqin ka shumë talentë në fushën e fotografisë. Në qytetin tonë komuniteti i fotografëve sa vjen e rritet dhe që përveç fotografëve tashmë të afirmuar, po lind një gjeneratë e re fotografësh duke dëshmuar për traditën dhe vijimësinë në këtë fushë. Ajo që i bashkon të gjithë ata është pasioni që kanë për fotografinë.  Në galerinë e Qendrës për kulturë ekspozitën e parë të tij në Ulqin e hapi Jetlir Kovaçi. Për vlerat e fotografive të ekspozuara folën  piktori dhe kritiku i artit Qazim Muja dhe fotografi Gazmend Çitaku. Jetlir Kovaçi studion në Universitetin Teknik të Stambollit, në degën e Arkitekturës dhe përveç aktiviteteve shkollore merret edhe me shumë aktivitete tjera. Muret e galerisë së Qendrës për kulturë ishin të mbushura me fotografitë e tija artistike, të cilat, siç thotë vet autori, janë fotografi çasti. Galeria ishte e mbushur plotë me familiar, me persona publik dhe normalisht me dashamirës të artit, ku morëm përshtypjet e disave nga të pranishmit të cilat ishin më se pozitive. Për të gjithë ato të cilët dëshirojnë të shohin fotografi me vlerë, kjo ekspozitë do jetë e hapur deri me datë 10 shkurt.