Kulturë

Aktuale Më shumë

Ekspozimi tradicional i oldtajmerëve në Ulqin

Prej tvteuta12 August 2016

Ekspozimi i nëntë i automjetëve të vjetra , Oldtimer Fest 2016, i cili organizohet nga klubi i oldtajmerëve “Ulcinium” nga Ulqini, u mbajt sot në Plazh të Vogël. Me këtë rast të pranishëm ishin zyrtarët ë Komunës së Ulqinit, të apasionuar të shumtë pas makinave të vjetra , pronarët krenar të tyre , si dhe turistët që nuk ngurronin të tregonin admirimin e tyre për këto pjesë të historisë së automobilizmit. Kryetari i klubit “Ulcinium” Dasho Draga, tha për televizionin Teuta se janë të kënaqur me organizimin , dhe njoftoi se për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë jubilar, do ta zgjerojnë këtë eveniment me pjesmarrje edhe më të gjërë.