Ekologët kërkojnë referendum për naftën
Prej tvteuta17 February 2016
Ekologët kërkojnë që në komunat bregdetare të organizohet referendumi ku qytetarët do të tregonin qëndrimin e vet për çështjen e eksploatimit të naftës.
Koalicioni regjional “SOS për Adriatikun” ka akuzuar Qeverinë e Malit të Zi se po i mashtron qytetarët dhe kërkoi që të ndjek shembullin e Kroacisë dhe Italisë dhe të ndal procesin e hulumtimit të naftës dhe gazit, derisa në tërësi mos të shihen pasojat e këtij projekti. OJQ “Green Home” ka bërë anketim në Ulqin, Tivar dhe Budva ku rezulton se dy të tretat e qytetarëve nuk kanë njohuri elementare për pasojat të cilat eksploatimi dhe prodhimi i hidrokarbureve sjell për zonën bregdetare.